Rama për incidentin në “Rrugën A”: S’kam informatë, ne merremi me të gjitha incidentet

Rama për incidentin në “Rrugën A”: S’kam informatë, ne merremi me të gjitha incidentet

Aktuale August 25, 2025 - 15:31

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar rreth incidentit që ndodhi në “Rrugën A”, ku u shoqëruan në Polici dy persona.

Rama tha se, nuk është në dijeni për këtë incident.

“Nuk kam informatë rreth incidentit, por normalisht ne merremi me të gjitha incidentet”, tha shkurt Rama për Ekonomia Online.

Gjatë ditës, tek asfaltohej “Rruga A”, familja Dushullovci që thotë se është pronare e tokës, akuzoi Komunën, duke thënë se nuk u zbatua marrëveshja.

Dy persona u shoqëruan për pengim të punimeve në “Rrugën A”, konfirmoi Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 08:00, dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë penguar punimet që kanë qenë duke u bërë në rrugën “A”. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike””, tha zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.