Durmishi njofton se po shtrohet asfalti tek ura e re mbi Ibër
Foto: Facebook

Durmishi njofton se po shtrohet asfalti tek ura e re mbi Ibër

Aktuale August 25, 2025 - 12:14

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se ka nisur shtrimi i asfaltit në njërën nga dy urat e reja që janë duke u punuar mbi lumin Ibër.

Këto ura, që u hapën pasi KFOR-i ndaloi hapjen e urës së Ibrit, ku qëndrojnë në prani të përhershme karabinierët italianë, Durmishi tha se janë drejt përfundimit.

Postimi i plotë i Durmishit, pa ndërhyrje:

Vetëm 54 ditë prej kur filluam.

Sot po shtrohet asfalti në urë dhe rrugët që e lidhin urën në jug e veri të Ibrit.