
Mblidhet KQZ-ja, vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet sot për të vazhduar me vendimet e tjera në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 12 tetor.
Sipas rendit të ditës të dërguar nga KQZ-ja, mbledhja do të mbahet në orën 13:30 dhe pritet shqyrtimi i disa dokumenteve që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.
Në mesin e vendimeve që pritet të merren nga KQZ-ja është edhe hapja e Qendrës së Votimit në lagjen “Marigona Residence” në Graçanicë.
Ky është rendi i ditës:
Hyrje: Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
Aktivitetet e Sekretariatit
Këshillat e KQZ-së
3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore
3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Programit të trajnimit për trupat menaxhuese të zgjedhjeve dhe stafin zgjedhor
3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurës për VPNV.
3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për personat e evidentuar si të vdekur të largohen nga lista e votuesve
3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për hapjen e Qendrës së Votimit në lagjen “Marigona Residence” në Graçanicë.
3.1.5. Shqyrtimi dhe miratimi i zëvendësimit të anëtarëve të KKZ-së në Komunën e Vushtrrisë dhe Gllogocit.
3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i Kurrikulës së Trajnimit për Trajner dhe TMZ, si dhe Shtojcat
Të ndryshme.