
Deri në një orë pritje për të dalë nga Kosova
Kthimi i bashkatdhetarëve nëpër vendet evropiane ku ata jetojnë dhe veprojnë ka bërë që të krijohen pritje e kolona nëpër pikat kufitare në dalje të Kosovës, shkruan Zeri.info.
Në përditësimet e fundit që ka bërë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), në ora 08:09, vërehet se në pikën kufitare të Merdarit dhe atë te Dheu i Bardhë pritja është më e madhe për të dalë nga Kosova.
Sipas këtyre të dhënave, në Merdar pritja është një orë për të dalë nga Kosova, përderisa kolona ka arritur deri në 700 metra.
Ndërkaq në dalje të Kosovës, në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritja është 40 minuta dhe kolona ka arritur deri në 400 metra, përcjell Zeri.info.
Sipas QKMK-së, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Kosovës, pritja nuk është më e madhe se 10 minuta.
KËTU mund t’i shihni në kohë reale përditësimet e fundit të QKMK-së rreth pritjeve dhe kolonave nëpër pikat kufitare. /Zëri
