Rama organizon pritje për filantropen dhe humanisten, Emina Çunmulaj

Rama organizon pritje për filantropen dhe humanisten, Emina Çunmulaj

Aktuale August 25, 2025 - 07:56

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të organizojë një pritje zyrtare për filantropen dhe humanisten e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj.

Ngjarja do të mbahet sot në Bibliotekën e Fëmijëve, në Pallatin e Rinisë, në orën 14:30.

Kjo pritje vjen në kuadër të vlerësimit për kontributin e vazhdueshëm të Çunmulajt në fushën e humanizmit dhe angazhimin e saj në projekte që ndihmojnë komunitetet në nevojë, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.