KFOR-i i gatshëm të parandalojë situatat emergjente në Kosovë

KFOR-i i gatshëm të parandalojë situatat emergjente në Kosovë

Aktuale August 24, 2025 - 19:13

Javëve të fundit misioni i KFOR-it, me kërkesë të Institucioneve në Kosovë përmes Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, ka ndihmuar në shuarjen e zjarreve në disa zona dhe lokacione.

Sipas një njoftimit të lëshuar nga ky mision, thuhet se ndihma e KFOR-it përfshinte aktivitetet e zbulimit dhe ndërhyrjet direkte në terren.

“Në veçanti, Task Forca e Aviacionit të ShBA-së, dha kontribut të rëndësishëm në luftimin e zjarreve duke zhvilluar disa operacione nga ajri”, thuhet në njoftim.

“Në komunën e Gjakovës, më 18 gusht, ekuipazhi ka kryer 12 shkarkime të ujit në periudhën pesë orëshe. Në komunën e Kamenicës, më 11 gusht, është përgjigjur 11 herë gjatë një fluturimi gjashtë orësh. Në Mitrovicë, më 26 korrik, realizoi 18 operacionet ajrore të shuarjes gjatë një periudhe katër orëshe, kurse në Drenas/Gllogovac, më 25 korrik, ka pasur 39 intervenime gjatë një periudhe 20 orëshe”.

“KFOR-i mbetet i gatshëm, brenda mjeteve dhe kapaciteteve të veta, për të mbështetur në parandalimin dhe menaxhimin e situatave emergjente në Kosovë”.