Pas pranimit të vendimit nga PZAP-i për certifikimin e Listës Serbe, flasin nga KQZ-ja
Foto: Laura Hasani

Pas pranimit të vendimit nga PZAP-i për certifikimin e Listës Serbe, flasin nga KQZ-ja

Aktuale August 24, 2025 - 13:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për çështjen e certifikimit të Listës Serbe.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, deklaroi se palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion. Ndaj këtij vendimi të PZAP-it, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme. KQZ do të presë që vendimi të marrë formën e prerë”, tha Elezi për Klan Kosovën.