
Kadrijaj: Duhet konsultim mes grupeve, Basha u propozua qëllimshëm
Aktuale
August 24, 2025 - 12:02
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar VV-në për mungesën e konsultës me grupet parlamentare para propozimit të emrave për kërrigën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
“Duhet konsultim mes grupeve parlamentare. Ne i kemi dhënë disa qëndrime e emra që me automatizëm do t’i votonim, por për kandidatët e tjerë duhet konsultë paraprake”, ka thënë ajo, pas dështimit të 57-të të seancës konstituive.
“Besoj që qëllimshëm është propozuar Dimal Basha sepse ka qenë tepër agresiv ndaj partive tjera me deklarata dhe sigurisht kanë menduar që nuk do t’i marrë votat”, ka thënë Kadrijaj.
Sikurse Hekuran Murati e Arbërie Nagavci, as Dimal Basha s’arriti t’i marrë votat e mjaftueshme në seancën e së dielës.