Krasniqi thotë se kërkuan pauzë për koordinim për ta votuar Bashën për kryeparlamentar
Foto: Laura Hasani

Krasniqi thotë se kërkuan pauzë për koordinim për ta votuar Bashën për kryeparlamentar

Aktuale August 24, 2025 - 11:55
Krasniqi: LVV-ja po e thellon krizën, Dehari injoroi kërkesën e PDK-së për konsultim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas seancës konstituive të Kuvendit ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e thellon krizën politike dhe se procesi po zhvillohet me arrogancë dhe në kundërshtim me rregullat.

Image

Ai kritikoi mënyrën e propozimeve për kryetar të Kuvendit dhe injorimin e kërkesës së PDK-së për konsultime.

Image

“Interesimin e vetëm e ka thellimin dhe vazhdimin e kësaj krize. Ata edhe në diskursin e tyre nuk e dinë as a janë deputet as ministra. Murati doli e propozoi për kryetare të Kuvendit një kolege nga kabineti qeveritar, që është e kundërligjshme. Në momentin kur e vendosën pa konsultim (Dimal Bashën), kryetari i Grupit Parlamentar Abelard Tahiri kërkoi nga kryesuesi Dehari një pauzë 10 minutëshe që të merrnim vesh për votim para se të votohej dhe kjo u injorua. Kjo pauzë do të mund të ishte mundësi me e marrë për të votuar kryetarin e Kuvendit, edhe nëse ai ishte Dimal Basha. Në seancën e radhës, nëse të mos ketë arrogancën e njëjtë Dehari, që nëse ka një propozim që mund t’i marrë votat e PDK-së, të marrë një pauzë 10 minutëshe për të diskutuar për një kandidaturë”, tha Krasniqi.

Image