Situata në Kuvend, Haziri: S’ka vullnet politik, është bërë e neverishme
Foto: Laura Hasani

Situata në Kuvend, Haziri: S’ka vullnet politik, është bërë e neverishme

Aktuale August 24, 2025 - 11:07

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri pak para seancës tha se situata është bërë e neveritshme.

Ai u shpreh se është mungesë e një marrëveshje politike dhe e vullnetit politik për të konstituuar Kuvendin.

“Është mungesë e një marrëveshje politike, kjo dëshmon që është edhe mungesë e vullnetit politik për të konstituuar Kuvendin, tashmë është bërë tepër e gjatë dhe e neveritshme, krejt duan Kuvend, krejt njerëzit po presin që të kalohet te çështja e Qeverisë, sepse vendi edhe pa Qeveri edhe pa Kuvend po vazhdon me jetu. Vendimet politike, vendimet që u takojnë politikanëve dhe njerëzve të zgjedhur nuk u takon me e delegu tek organet e tjera kushtetuese, duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese”, tha Haziri.