Emilja Rexhepi: LVV-ja ka 30 ditë afat, unë s’jam e interesuar për kryekuvendare
Foto: Laura Hasani

Emilja Rexhepi: LVV-ja ka 30 ditë afat, unë s’jam e interesuar për kryekuvendare

Aktuale August 24, 2025 - 11:02

Zëvendëskryeministrja në detyrë e Kosovës, Emilja Rexhepi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka një afat prej 30 ditësh për të bërë propozimet për konstituimin e Kuvendit.

Ajo gjithashtu u shpreh se nuk është e interesuar të propozohet për kryekuvendare.

“Ne kemi 30 ditë afat me propozimet e LVV-së, e shohim si shkon situata dhe pastaj vendosim. Nuk besoj, nuk jam e interesuar që të propozohem”, tha Rexhepi.