Defekt në rrjet, mbetet pa ujë një pjesë e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë
Foto: Zëri / Ilustrim

Defekt në rrjet, mbetet pa ujë një pjesë e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Aktuale August 24, 2025 - 08:05

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një ndërprerje të papritur të furnizimit me ujë në lagjen “Bregu i Diellit”, si pasojë e një defekti teknik në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit, defekti është evidentuar në orët e mëngjesit dhe ekipet teknike janë në terren për të punuar në sanimin e problemit. Deri në përfundimin e punimeve, disa rrugë do të jenë pa furnizim me ujë.

Rrugët e prekura janë:

Rruga “Mehmet Gradica”

Rruga “Elez Geci”

Rruga “Qazim Bobaj”

Rruga “Afrim Maliqi”

Nga Ujësjellësi “Prishtina” bëjnë të ditur se qytetarët do të njoftohen menjëherë sapo defekti të riparohet dhe furnizimi me ujë të rikthehet në normalitet.