Forcat Detare të Shqipërisë kryejnë stërvitje me Forcën e Sigurisë së Kosovës

Forcat Detare të Shqipërisë kryejnë stërvitje me Forcën e Sigurisë së Kosovës

Aktuale August 23, 2025 - 11:05

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare së Shqipërisë, zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vengu ndër të tjera e quan këtë stërvitje si një traditë të qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore.

“Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore”, ka shkruar Vengu.