A është sërish problem blerja e librave për nxënësit?
Foto: Laura Hasani

A është sërish problem blerja e librave për nxënësit?

Aktuale August 23, 2025 - 10:00

Ministria në detyrë e Arsimit në Kosovë ka hapur skemën e subvencionimit vetëm dy javë para nisjes së vitit të ri shkollor dhe ka prindër që po ballafaqohen me vonesa në kompletimin e teksteve, probleme me aplikimin online dhe paqartësi rreth botimeve që duhet t’i blejnë.

Njohës të arsimit konsiderojnë se ky sistem po ndikon negativisht në cilësinë e mësimit.