Uran Isamili vizita në disa lagje: Qytetarët po i bashkohen thirrjes tonë për Prishtinën funksionale
Foto: Facebook

Uran Isamili vizita në disa lagje: Qytetarët po i bashkohen thirrjes tonë për Prishtinën funksionale

Aktuale August 23, 2025 - 00:42

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar takimet me vullnetarët e regjistruar në platformën www.kohaperprishtinen.com. Sonte ai është ndalur në Kodrën e Trimave, Kolovicë dhe te Nazim Gafurri, ku bashkëbisedoi me banorët për problemet e përditshme me të cilat po përballen këto zona.

Mungesa e autobusëve, trotuarëve dhe ndriçimit publik, kaosi i trafikut dhe numri i lartë i qenve endacakë u cilësuan nga qytetarët si disa prej dështimeve më të mëdha të qeverisjes aktuale, e cila sipas tyre ka lënë pas dore lagjet e kryeqytetit. Ismaili tha se këto nuk janë thjesht raste të izoluara, por dëshmi se Prishtina po përjeton një krizë funksionaliteti që nuk mund të vazhdojë më.

Përveç ankesave, vullnetarët shprehën mbështetjen e tyre për të kontribuar në platformën e Ismailit. Ky i fundit theksoi angazhimin qytetar si mjetin kryesor për të rikthyer funksionalitetin dhe dinjitetin e lagjeve të Prishtinës, duke paralajmëruar se koha e kaosit në kryeqytet duhet të marrë fund.

Postimi i plotë i Ismailit:

Sonte, i vazhduam takimet me vullnetarë në Kodrën e Trimave, Kolovicë dhe te Nazim Gafurri. Energjia dhe besimi i tyre janë forca jonë më e madhe.

Do të vazhdojmë deri sa secila lagje e Prishtinës ta ketë dinjitetin që e meriton!

Mos rri anash, bashkohu! www.kohaperprishtinen.com