Kryeziu: LVV-ja po i shantazhon dhe kërcënon gjyqtarët e PZAP-it duke i ekspozuar
Foto: Laura Hasani

Kryeziu: LVV-ja po i shantazhon dhe kërcënon gjyqtarët e PZAP-it duke i ekspozuar

Aktuale August 22, 2025 - 15:08

Aktivisti i shoqërisë civile, Ismet Kryeziu, thotë se është i papranueshëm shënjestrimi i gjyqtarëve të PZAP-it nga politikanë e deputetë të Vetëvendosjes.

“Shënjestrimi, publikimi dhe ekspozimi i gjyqtarëve të PZAP-it nga deputetë e politikanë të LVV-së, para vendimit për certifikimin e Listës Serbe, është akt i papranueshëm shantazhi, kërcënimi dhe presioni politik.

Ky veprim përbën ndërhyrje flagrante në pavarësinë institucionale dhe goditje të drejtpërdrejtë ndaj integritetit të gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë.

Për më tepër, duke qenë se PZAP-i është paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa i përbërë nga gjyqtarë, çdo presion ndaj tij cenon drejtpërdrejt besueshmërinë dhe integritetin e procesit zgjedhor”, shkroi Kryeziu.