Donika Gërvalla flet për votën kundër të Shqipe Selimit
Foto: Laura Hasani

Donika Gërvalla flet për votën kundër të Shqipe Selimit

Aktuale August 22, 2025 - 11:57

Deputetja e LVV-së, Donika Gërvalla, ka folur për votën kundër të bashkëpartiakes së saj, Shqipe Selimi, e cila nuk e votoi kandidaturën e saj për kryetare të Kuvendit.

Gërvalla tha se ka pasur diskutim në Grupin Parlamentar para seancës së para dy ditëve dhe aty nuk ka pasur ndonjë debat rreth kandidimit të saj, transmeton Zeri.info.

Gërvalla tha se është e drejtë e Selimit të votojë si të dojë dhe se nuk e komenton votën e saj.

“Ne kemi pasur një diskutim në Grup parlamentar si çdoherë, nuk ka pasur debat rreth kandidimit tim, zonja Selimi merr vendimet e saja, ajo nuk ka marrë pjesë në votim, në dallim nga disa të tjerë, që është pritur që të bashkohen me Listën Serbe që të votojnë kundër kandidimit tim. Ai është vendim personal i zonjës Selimi dhe nuk kam të drejtë ta komentoj”, tha Gërvalla pas seancës së sotme. /Zëri