Krasniqi: LVV-ja me qëllim propozoi Muratin për të zvarritur konstituimin
Foto: Laura Hasani

Krasniqi: LVV-ja me qëllim propozoi Muratin për të zvarritur konstituimin

Aktuale August 22, 2025 - 11:38

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK-ja nuk votoi për Hekuran Muratin, pasi, sipas tij, ky subjekt politik e ka bërë të qartë se nuk voton ministrat e qeverisë së kaluar.

Krasniqi tha se Vetëvendosja propozoi emrin e Hekuran Muratit për kryetar të Kuvendit, pavarësisht se e ka ditur që ai nuk do t’i merrte votat e nevojshme për këtë pozitë.

Ai shtoi se “LVV-ja nuk po dëshiron të konstituojë Kuvendin”.