Limaj: Emri për kryetar të Kuvendit s’duhet të jetë befasi
Foto: Laura Hasani

Limaj: Emri për kryetar të Kuvendit s’duhet të jetë befasi

Aktuale August 22, 2025 - 11:09

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj ka thënë sot se emri i kandidatit për kryetar të Kuvendit duhet të dihet paraprakisht.

Limaj tha se situata si ajo e seancës së kaluar s’është normale dhe se emri për kryetar të Kuvendit s’duhet të jetë befasi, transmeton Zeri.info.

“Emri i kryetarit të Kuvendit s’duhet të jetë befasi, por duhet të dihet, të ketë 61 vota, të votohet, ka vendimmarrje politike, siç ka ndodhur herave të tjera”, tha Limaj para seancës së Kuvendit.

Ai insistoi në marrëveshje politike për të krijuar shumicën parlamentare dhe formimin e qeverisë së re.

“Kontributi më i madh për të ndërtuar institucione kur nuk ka vota, është marrëveshja politike që siguron shumicën parlamentare, nga e cila del kryetari i Kuvendit dhe qeveria e re.

Ne jemi të përkushtuar dhe të interesuar që Kosova t’i ketë institucionet shumë shpejt”, tha Limaj. /Zëri