
Avdyli: Duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt
Aktuale
August 22, 2025 - 10:24
Haxhi Avdyli nga Lëvizja Vetëvendosje pak para nisjes së seancës konstitutive është deklaruar para mediave.
Ai akuzon ish-opozitën se nuk po do të arrijë funksionalizimin e institucioneve të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Neve shprehim keqardhje për ta, sepse qytetari po e sheh se kush është bllokuese”, tha ai.
Avdyli shtoi se LVV-ja për pak do të mbajë mbledhje, ku dhe do të kuptohet emri propozues për kryetar të Kuvendit.