
Në Zvicër janë 2000 milionerë shqiptarë kryesisht nga Kosova, me 10 mijë kompani në territorin helvetik
Imigrantët e gjeneratës së dytë në Zvicër çdo ditë po dëshmojnë integrimin me sukseset e tyre ne Zvicër, duke bërë kështu ndryshimin edhe në politikë si në Kosovë ashtu edhe në Zvicër.
Zvicra në mesin e 1 milionë milionerëve, sipas gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.ch janë edhe mbi 2,000 milionerë shqiptare (kryesisht nga Kosova) me 10 mijë kompanitë e tyre që funksionojnë me sukses ne territorin helvetik, njoftoj gazeta zvicerane në s LeCanton27.ch
Zvicra aktualisht numëron 9 milionë banorë, prej të cilëve 26% janë të huaj apo 2 milionë e 200 mijë, në mesin e tyre edhe 3% shqiptarë.
Në vitin 1999, invazioni i Serbisë në Kosovë rriti dukshëm numrin e shqiptarëve, sikur në vendet e tjera evropiane, ashtu edhe në Zvicër.
Në ato vite, Zvicra kishte 150.000 shqiptarë, kuptohet një pjesë e madhe e tyre ishin të përndjekur nga regjimi serbe. Ndërsa sot autoritetet zvicerane flasin për një dyfishim të numrit të tyre.
Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave në Bernë, për gazetën zvicerane Lecanton27.ch ka deklaruar se “numri i shqiptareve në Zvicër është shtuar dukshëm, më së shumti nga të gjitha komunitet e tjera.
Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”.
Sipas Bernës zyrtare, shqiptarët sot në Zvicër përbejnë komunitetin më të madh dhe më të rëndësishëm në këtë vend dhe janë shembull suksesi dhe integrimi.
Këtë e thonë, pos mediave edhe personalitetet helvetike, siç deklaroi ditë më parë edhe shefi i diplomacisë zvicerane z. Cassis në një bisedë për LeCanton27.ch
Kështu, sipas Freymond nga Zyra Federale, sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300.000 shqiptarë, qe këtu njihen si albannofon, d.m.th që flasin gjuhën shqipe, ku pjesa dërmuese janë nga Kosova.
Këtu bëhet falë për 200 mijë, kurse nga Maqedonia e Veriut rreth 70 mije, nga Lugina e Preshevës 20 mijë dhe të tjerët janë nga Shqipëria dhe Mali i Zi.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave mbi 100 mije shqiptare të tjerë posedojnë pasaportën Konfederatës Helvetike
Shqiptarët ne Zvicër lojtarë kyç në ekonominë zvicerane dhe kosovare
Imigrantët e gjeneratës së dytë në Zvicër çdo ditë po dëshmojnë integrimin e tre bashke me sukseset e tyre ne Zvicër duke bërë ndryshimin edhe ne politike si ne Kosovë ashtu edhe në Zvicër.
Po ashtu Zvicra në mesin e 1 milionë milionerëve, sipas gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.ch janë edhe mbi 3,000 milionerë shqiptare (kryesisht nga Kosova) me 10 mijë kompanitë e tyre që funksione me sukses në territorin helvetik.
Transformimi i shqiptarëve në Zvicër është i jashtëzakonshëm. Sot, mbi 6,000 kompani në Zvicrën gjermanisht-folës janë në pronësi të sipërmarrësve me prejardhje shqiptare. Si ndodhi kjo – dhe çfarë e dallon komunitetin.
Mbi një miliard euro remitenca nga diaspora, gati për çdo vjet shkojnë drejt Kosovës, BQK-ja tregon se 70% e dërgesave të mërgatës vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, ku Gjermania ka pjesëmarrje me 38.1%, ndjekur nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA-ja me 7.5%.
Përfaqësuesi i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Amerikë, Naim Dedushaj, deklaroi se SHBA-të janë më mikpritëset për diasporën shqiptare, e cila, sipas tij, kontrollon Nju Jorkun në të paktën tre fusha.
Ndryshe sipas gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.ch ne Zvicër aktualisht shqiptaret kanë 3,000 milionerë dhe 10 mijë kompani, ku vetëm në pjesën ku flitet gjuha gjermane janë mbi 6.000.