Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Aktuale August 21, 2025 - 23:14

Një valë reshjesh dhe rrebeshesh të fuqishme shiu në Kosovë pritet gjatë natës ose orëve të hershme të mëngjesit, por reshjet nuk do të kapin gjithë territorin.

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite në pjesën veriore dhe verilindore të vendit priten zhvillime të fuqishme konvektive me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset tjera priten zhvillime më të izoluara. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 28 apo 29 gradë Celsius.

Në Shqipëri gjatë natës priten stuhi të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Stuhitë do të shtrihen nga veriu e veriperëndimi drejt qendrës dhe jugut.

Edhe dita e Premte në Shqipëri sjellë vranësira e rrebeshe të shpeshta lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Maqedoninë Veriore të Premten pritet mot me diell dhe vranësira lokale, ndërsa reshjet parashihen vetëm në disa zona të izoluara, ngjashëm sikurse në Luginë të Preshevës. Ndryshe në Mal të Zi priten vranësira të shpeshta të dendura me rrebeshe të shpeshta shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Fundjava vjen me vranësira e intervale kohore me diell. E Shtuna pasdite sjellë më shumë vranësira e rrebeshe lokal shiu në pjesë të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut. Në viset tjera reshje të pakta.

E diela më e qetë në tërë rajonin dhe më shumë diell. /MeteoBallkan