Limaj: Nisma nuk e voton kryeparlamentarin e LVV-së pa marrëveshje politike
Foto: Laura Hasani

Limaj: Nisma nuk e voton kryeparlamentarin e LVV-së pa marrëveshje politike

Aktuale August 21, 2025 - 23:08

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për mundësinë e votimit të kryeparlamentarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë pikë, Limaj u shpreh i prerë se partia e tij nuk do ta japë votën për kryeparlamentarin nëse paraprakisht nuk arrihet një marrëveshje politike me VV-në dhe Albin Kurtin.

“Nisma ka votë për kryeparlamentarin, vetëm nëse ka marrëveshje politike”, ka deklaruar Limaj në kanal 10.