Mbledhja e KQZ-së, në rend dite edhe certifikimi i Listës Srpska për të cilën paralajmëroi Ambasada e SHBA

Mbledhja e KQZ-së, në rend dite edhe certifikimi i Listës Srpska për të cilën paralajmëroi Ambasada e SHBA

Aktuale August 21, 2025 - 17:39

Ka filluar mbledhja e KQZ-së, ku në rend dite është certifikimi i partive politike që kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit.

Në rend dite është edhe certifikimi i Listës Srpska.

E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati, pas një takimi të mbajtur në qeveri me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, para media deklaroi se ai dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke e konsideruar përjashtimin e “disa partive politike” nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.