
Nënshkruhet marrëveshja, pagat e punëtorëve të RTK-së ekzekutohen nesër
Aktuale
August 21, 2025 - 15:32
Radiotelevizioni i Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshjen për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, që do të mundësojë ekzekutimin e pagave për punëtorët e RTK-së.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozi, i cili përmes një postimi në Facebook.
“Sapo e nënshkruam Marrëveshjen për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Pagat ekzekutohen nesër, më 22 gusht 2025. Ju faleminderit për besimin dhe mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar Hundozi.