Edhe sot vapë, temperaturat deri në 33 gradë
Foto: Laura Hasani

Edhe sot vapë, temperaturat deri në 33 gradë

Aktuale August 21, 2025 - 07:52

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbaj mot kryesisht me diell, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 e 15 gradë celsius, ndërkaq ato maksimale do të arrijnë në 29 e 33 gradë celsius.

IHMK-ja po ashtu bën të ditur se do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:

Image