
25 vatra zjarri u regjistruan sot në Kosovë, tri ende aktive
Aktuale
August 20, 2025 - 22:27
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë së mërkurës janë regjistruar 25 vatra zjarri, e nga këto tri vazhdojnë të jenë aktive.
Agjencia po ashtu, ka bërë apel te qytetarët që të denoncojnë çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.
“Në të njëjtën kohë, Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët po veprojnë pandërprerë në terren për menaxhimin e situates”, thuhet në njoftim. /Zëri