Oficeri i FSK-së diplomon për artileri në SHBA

Oficeri i FSK-së diplomon për artileri në SHBA

Aktuale August 20, 2025 - 15:03

Toger Fitim Kahrimani ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerë të Artilerisë Fushore në Qendrën e Ekselencës për Zjarrin (Fires Center of Excellence) në Fort Sill, Oklahoma, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Image

Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes një njoftimi për media, thotë se qëllimi i trajnimit është përgatitja e oficerëve për të vepruar në fushëbetejë, për të qenë të gatshëm për të marrë vendime dhe operuar në kushte lufte.

“Toger Kahrimani është vlerësuar me çmimin 'Distinguished Honor Graduate' mirënjohje që u jepet studentëve që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale”, thuhet në njoftim.

Image