
Shqipe Selimi s’e votoi Donika Gërvallën për kryetare
Aktuale
August 20, 2025 - 13:19
Deputetja e LVV-së, Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk ka marrë pjesë në votim kur është propozuar për kryetare të Kuvendit Donika Gërvalla.
Selimi s’ka votuar as për, as kundër në momentin kur është votuar Gërvalla.
“Zëri” ka provuar të kontaktojë deputeten Selimi, por kontakti me të ka qenë i pamundur, po ashtu deri tani nuk kthyer as përgjigje me shkrim në lidhje me votimin e saj.
Mospjesëmarrja në votim shihet edhe në videon nga seanca e Kuvendit, e cila u transmetua live.

Gjithsesi, kjo duket se ka ardhur pas deklaratave të para disa viteve të Gërvallës, që kishte bërë ndaj Rexhep Selimit, i cili tani është në paraburgim në Hagë. /Zëri