Kadrijaj: LVV-ja po i mban peng institucionet, s’kërkoi as falje për shkeljen e Kushtetutës
Foto: Laura Hasani

Kadrijaj: LVV-ja po i mban peng institucionet, s’kërkoi as falje për shkeljen e Kushtetutës

Aktuale August 20, 2025 - 11:51

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje pas seancës së dështuar konstituive, duke e quajtur arrogante qasjen e partisë në pushtet.

“E pamë edhe sot arrogancën e pushtetit dhe partisë më të madhe. Është dashur të kërkohet kjo seancë me kërkim falje, sepse e ka shkelur Kushtetutën”, tha Kadrijaj.

 

Ajo shtoi se LVV-ja po e mban peng Kosovën për gjashtë muaj, duke propozuar kandidate për të cilat e dinin se nuk kanë votat e opozitës.

“E pamë edhe sot arrogancën e partisë më të madhe, është dashur të kërkohet kjo seancë me kërkim falje, sepse e kanë shkel Kushtetutën. E patë që nuk kishin as keqardhje që për gjashtë muaj po e mbajnë pengë institucionet e Kosovës, e kanë ditë që Albulena nuk e ka votën dhe propozohen kandidatë që nuk e kanë votën e opozitare”, ka thënë ajo.