Bajrami: LVV-ja s’ka interes ta konstituojë Kuvendin, Qeveria po vepron jashtë mandatit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje pas dështimit të seancës konstituive, duke thënë se LVV-ja nuk ka interes për formimin e institucioneve.
“Sot u propozuan dy kandidate, për të cilat dihej se nuk i kishin votat. Është e qartë se nuk kishte mbështetje as për Haxhiun, as për Gërvallën”, tha Bajrami, duke shtuar se “zyrat e Qeverisë janë të uzurpuara dhe vendimet që po merren janë joligjore”.
Ajo i bëri thirrje Prokurorisë Speciale të trajtojë seriozisht 17 kallëzimet penale që LDK-ja ka dorëzuar.
“LVV-ja nuk ka as interes për të konstituuar Kuvendin, sot propozuan dy kandidate për të cilat dihet se nuk i kishin votat. E kanë pasur të qartë që nuk kanë vota as për Haxhiun e as për Gërvallën. Është fatkeqësi që sot nuk kemi institucione, janë të uzurpuara zyrat e qeverisë, janë jashtë mandatit, vendimet që po merren janë të gjitha joligjore. I bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale të merret seriozisht me 17 kallëzimet penale që i kemi dërguar”, deklaroi Bajrami.