
Rexhepi: Unë e respektoj Gjykatën Kushtetuese
Aktuale
August 20, 2025 - 11:01
Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, është deklaruar pak para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo tha se e respekton mendimin e Kushtetuese dhe se do ta votojë Albulena Haxhiun.
‘‘Unë e respektoj Gjykatën Kushtetuese, mendimin e Gjykatës Kushtetuese, e votoj kandidaten Albulena Haxhiu’’, tha ajo.
E pyetur se nëse do të mundë të konstituohet Kuvendi brenda 30 ditësh, ajo tha: “ndoshta e kryejmë, ndoshta”.