
Pas aktgjykimit të Kushtetueses, nesër vazhdimi i seancës konstituive
Aktuale
August 19, 2025 - 11:34
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër, duke filluar nga ora 11:00, pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive, shkruan Zeri.info.
Mbajtja e vazhdimit të seancës konstituive vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth bllokadës së Kuvendit.
Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë seancë janë dy pika të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve. /Zëri