Krasniqi: Albulena Haxhiu ka dështuar pesë herë, LVV-ja tash duhet ta propozojë një kandidat tjetër
Foto: Zëri

Krasniqi: Albulena Haxhiu ka dështuar pesë herë, LVV-ja tash duhet ta propozojë një kandidat tjetër

Aktuale August 19, 2025 - 10:18

Njohësi i çështjeve të Kuvendit, Albert Krasniqi, ka thënë se LVV-ja nuk mund ta kandidojë Albulena Haxhiun sërish për të paren e Kuvendit.

Kjo pasi ajo ka dështuar pesë herë dhe vendimi i Gjykatë Kushtetuese thotë se nuk mund të ketë më shumë se tri votime për të njëjtin kandidat.

Si rezultat, Krasniqi thekson se LVV-ja duhet ta propozojë një tjetër kandidat.

Postimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:

Duke qenë se votimi për kandidat/e për kryetar/e të Kuvendit nuk mund të përsëritet më shumë se tri herë për të njëjtin person dhe se propozimi i parë i LVV-së për kandidaten Albulena Haxhiu ka qenë i pasuksesshëm për pesë herë, ajo nuk mund të rikandidohet sërish. Në vijimin e seancës konstituive, LVV-ja duhet të propozojë një kandidat/e tjetër për këtë post.