
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Aktuale
August 19, 2025 - 07:52
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, në disa zona të kufizuara parashihen edhe riga shiu.
Për sot IHMK-ja ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 e 15 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të arrijnë në 25 e 30 gradë Celsius. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
