“Fitore për LDK-në dhe tërë Kosovën”, Abdixhiku reagon për akvendimin e Gjykatës Kushtetuese
Foto: Laura Hasani

“Fitore për LDK-në dhe tërë Kosovën”, Abdixhiku reagon për akvendimin e Gjykatës Kushtetuese

Aktuale August 18, 2025 - 16:33

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas publikimit të plotë të akvendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me seancën konstituive.

Abdixhiku u shpreh se ky vendim ishte i pritshëm dhe sipas tij është vërtetim qëndrimin e LDK-së për veprimet e Kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjykata riafirmoi qartë se as Kryesuesi më i moshuar e as partia më e madhe nuk mund të veprojnë jashtë Kushtetutës, e as të shpikin procedura që minojnë demokracinë dhe ligjshmërinë. Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit bëhet vetëm me votim të hapur, deri në tre herë për një kandidat, dhe brenda afatit kushtetues 30-ditor”, u shpreh ndër tjera i parti i LDK-së.

Sipas Abdixhikut, kjo është fitore për LDK-në dhe për Kosovën.

“Ky aktgjykim është fitore e madhe, jo vetëm e LDK-së, por e Republikës së Kosovës dhe e çdo qytetari që kërkon institucione funksionale, transparente dhe të ndershme.

Mosrespektimi i këtij vendimi nuk është opsion. Nuk do ta lejojmë asnjë përbuzje të shtetit dhe Republikës. Në këtë vend, mbi Kushtetutë nuk ngrihet askush”, thuhet ndër tjera. /Zëri