Krasniqi i bën thirrje Deharit të thërrasë seancën konstituive: Çdo ditë vonesë është dëm për shtetin
Foto: Laura Hasani

Krasniqi i bën thirrje Deharit të thërrasë seancën konstituive: Çdo ditë vonesë është dëm për shtetin

Aktuale August 18, 2025 - 16:22

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili i ka bërë thirrje kryesuesit Avni Dehari që ta thërras sa më shpejtë seancën e radhës.

“I bëj thirrje Kryesuesit që ta thërrasë sa më shpejt seancën e radhës, në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Krasniqi ndër tjera.

Po ashtu, i pari i PDK-së theksoi se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe jo zvarritje të mëtutjeshme të procesit konstituiv,

“Çdo ditë vonesë është dëm për qytetarët dhe për shtetin”, thuhet në reagimin e Krasniqit. /Zëri