Shi e bubullima, ndryshojnë temperaturat në Kosovë

Shi e bubullima, ndryshojnë temperaturat në Kosovë

Aktuale August 17, 2025 - 22:31

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Parashihen reshje shiu të shoqëruar me vetëtima dhe bubullima.

Në fushat termike parashihet një rënie graduale e temperaturave.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa lokalisht mund të jetë edhe e fortë.

E hënë

Mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të varriojnë nga 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 27 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga veriperëndimi.

E martë

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të kufizuara parashihen riga shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 12 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 25 deri në 30 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi një deri në pesë metra në sekondë.

E mërkurë

Mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të variojnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi një deri në katër metra për sekondë.

E enjte

Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 11 e 15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 29 deri në 33 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi një deri në katër metër për sekondë.

E premte

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë parashihen të dendësohen duke krijuar kushte që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të jenë 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 33 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga veriperëndimi, thuhet në parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.