Në Kosova 87 vatra zjarri gjatë ditës, 8 ende aktive

Në Kosova 87 vatra zjarri gjatë ditës, 8 ende aktive

Aktuale August 17, 2025 - 21:30

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë së dielës janë regjistruar 87 vatra zjarri.

Sipas raportit, nga këto vatra zjarri, tetë mbeten aktive, raporton Zeri.info.

“AME/MPB njofton se, sipas të dhënave të pranuara sot, janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 8 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 79 janë lokalizuar.

Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192”, thuhet në njoftim. /ZëriAgjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë së dielës janë regjistruar 87 vatra zjarri.

Sipas raportit, nga këto vatra zjarri, tetë mbeten aktive, raporton Zeri.info.

“AME/MPB njofton se, sipas të dhënave të pranuara sot, janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 8 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 79 janë lokalizuar.

Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192”, thuhet në njoftim. /Zëri