Mbushte pishinën me ujë të vjedhur, KRU “Prishtina” shkyç konsumatorin për lidhje ilegale

Mbushte pishinën me ujë të vjedhur, KRU “Prishtina” shkyç konsumatorin për lidhje ilegale

Aktuale August 17, 2025 - 13:05

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se ka identifikuar një rast të keqpërdorimit të ujit, ku një konsumator kishte lidhje ilegale për mbushjen e një pishine duke anashkaluar matësin e ujit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë një kontrolli nga inspektorët e kompanisë është vërtetuar se pishina po furnizohej me ujë jashtë sistemit të ligjshëm, duke dëmtuar kështu edhe kompaninë edhe konsumatorët e tjerë.

“Nga inspektorët është identifikuar mbushja e pishinës përmes një lidhjeje ilegale, jashtë ujëmatësit. Konsumatori është shkyçur dhe do të vazhdohet me procedurat tjera përkatëse”, thuhet në reagimin e KRU “Prishtina”.

Në përfundim të njoftimit, kompania e ka quajtur këtë veprim “turp”, duke kërkuar nga qytetarët që të raportojnë raste të tilla dhe të kontribuojnë në përdorimin e drejtë dhe të ndershëm të resurseve ujore.