Shkyçja e bizneseve, Tahiri: Katastrofë kombëtare ekonomike, tradhti ndaj qytetarëve të vendit
Foto: Laura Hasani

Shkyçja e bizneseve, Tahiri: Katastrofë kombëtare ekonomike, tradhti ndaj qytetarëve të vendit

Aktuale August 16, 2025 - 17:28

Sot KEDS-i ka nisur shkyçje masive pas përfundimit të afatit për bizneset që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE.

Rreth kësaj ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri. Ai e vlerësoi situatën e krijuar si një ‘’katastrofë kombëtare ekonomike’’, e jo vetëm si një dështim.

‘‘Bizneset po mbyllen, punëtorët po mbesin pa punë! 

Ky nuk është dështim – është katastrofë kombëtare ekonomike. 

Qeveria e Albin Kurtit po i lë mbi 1,400 biznese pa rrymë, duke rrezikuar mbi 100 mijë familje në Kosovë. 

Kjo është tradhti ndaj ekonomisë dhe qytetarëve të vendit!’’, ka thënë ai.