
Parashikimi i motit për fundjavë
Aktuale
August 16, 2025 - 08:06
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava në Kosovë do të mbajë mot me kushte stabile meteorologjike dhe me temperatura tipike verore.
IHK njofton se të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 32-35°C.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5m/s.
Ndërkaq, për të dielën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12- 16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 28 – 32°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 7m/s.