Haradinaj: Deklaratat e Kurtit ia ndaluan Thaçit vizitat nga vëllezërit
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Deklaratat e Kurtit ia ndaluan Thaçit vizitat nga vëllezërit

Aktuale August 15, 2025 - 14:56

Nasim Haradinaj ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin se është fajtor për vendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) që t’u ndalohen vizitat vëllezërve të Hashim Thaçit në Hagë.

“Qikjo vrejtja e Albin Kurtit e dha edhe ky një vrejtje që Thaçit po i jepet informacion, po bohen instruksione, dhe ZPS-ja u përgjigj me këtë, edhe ia ndaloi Thaçit vizitat për të afërmit dhe për vëllezërit. Ai haptaz e tha në media. Unë të garantoj mbi 60% ka peshë këtu”, tha Haradinaj në teve1.

Sipas tij, kjo situatë erdhi pas deklaratave të Kurtit, ku tha se ish-krerët e UÇK-së në Hagë po vizitohen nga deputetë të PDK-së për të marrë instruksione politike.