“Më duhet me shku në Hajvali”, Kurti sërish u shmanget pyetjeve rreth ngërçit politik [video]

“Më duhet me shku në Hajvali”, Kurti sërish u shmanget pyetjeve rreth ngërçit politik [video]

Aktuale August 15, 2025 - 11:59

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka përuruar sot dy ndërtesa sociale në lagjen Hajvali të Prishtinës, të rinovuara me masa të efiçiencës së energjisë.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili nuk pranoi të flasë për gazetarët rreth zhvillimeve politike, duke thënë shkurtimisht: “Më duhet me shku në Hajvali shpejt…”.