Kjo është lista e kandidatëve të LDK-së për Junik, Ruzhdi Shehu synon edhe një mandat

Kjo është lista e kandidatëve të LDK-së për Junik, Ruzhdi Shehu synon edhe një mandat

Aktuale August 14, 2025 - 20:36

Lidhja Demokratike e Kosovës në Junik tashmë e ka shpallur listën e 17 kandidatë për Asamblenë Komunale. Kësaj liste i prin kryetar aktual i Junikut dhe kandidatit edhe për një mandat, Ruzhdi Shehu.

Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor, derisa Shehu synon që të vazhdojë me punë dhe projekte tjera për këtë qytet të vogël në Dukagjin i cili ofron shumë sa i përket turizmit.

E kur jemi të turizmi, Shehu i ka përmbyllur projektet e premtuara në këtë fushë, duke hapur rrugë të reja në drejt të bjeshkëve dhe bukurive natyrore që ofron kjo komunë. /Ballkani.info