
KFOR-i njofton se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka filluar vendosjen e përkohshme në Kosovë
KFOR-i përmes njoftimit ka bërë të ditur se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka filluar vendosjen e përkohshme në Kosovë.
Në njoftim bëhet e ditur edhe se këta ushtarë do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh stërvitore me njësitë e KFOR-it.
Po ashtu, nga KFOR shtohet edhe se, kontingjenti i parë që është një regjiment i këmbësorisë së mekanizuar të lehtë nga Mbretëria e Bashkuar, tashmë ka mbërritur në Kosovë dhe do të qëndrojë përkohësisht për qëllime stërvitore.
‘‘Ky aktivitet zhvillohet rregullisht dhe synon të përmirësojë gatishmërinë operacionale të KFOR-it dhe aftësinë e tij për të reaguar në mënyrë efektive ndaj zhvillimeve përkatëse të sigurisë’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi:
Në përputhje me procedurat ekzistuese, një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka filluar vendosjen e përkohshme në Kosovë, për të zhvilluar një sërë aktivitetesh stërvitore me njësitë e KFOR-it.
Kontingjenti i parë i “Scots Guards”, një regjiment i këmbësorisë së mekanizuar të lehtë nga Mbretëria e Bashkuar, ka mbërritur në Kosovë dhe do të qëndrojë përkohësisht për qëllime stërvitore.
Ky aktivitet zhvillohet rregullisht dhe synon të përmirësojë gatishmërinë operacionale të KFOR-it dhe aftësinë e tij për të reaguar në mënyrë efektive ndaj zhvillimeve përkatëse të sigurisë.
Ky angazhim realizohet në përputhje me mandatin e gjatë të KFOR-it nga OKB-ja – i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas roleve të tyre përkatëse si përgjegjës për çështjet e sigurisë.