
Kjo është situata momentale nëpër hyrje-daljet e Kosovës
Ka rënë dukshëm në krahasim me orët e mëngjesit pritja nëpër hyrje-daljet e Kosovës.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), në përditësimet e fundit që ka bërë në ora 13:10, bën të ditur se në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritja për të hyrë në Kosovë është deri në gjysmë ore, kurse për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare qytetarët po presin deri në 40 minuta, shkruan Zeri.info.
Pritje ka edhe në Jarinjë. Atje qytetarët po presin deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova, kurse për të hyrë në Kosovë deri në 20 minuta.
Në pikën kufitare të Merdarit vazhdon të ketë pritje për dalje nga Kosova. Sipas këtyre të dhënave, pritja për dalje nga Kosova në Merdar është 30 minuta.
Të dhënat e fundit të QKMK-së bëjnë të ditur se nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Kosovës pritja nuk është më e gjatë se 5 deri në 10 minuta, pritje kjo që llogaritet në suaza të normales.
KËTU mund të shikoni në kohë reale përditësimet e fundit që realizon QKMK-ja. /Zëri
