“Gjendja është përmirësuar”, thotë Rama për situatën me zjarret në Shqipëri
Foto: Facebook

“Gjendja është përmirësuar”, thotë Rama për situatën me zjarret në Shqipëri

Aktuale August 14, 2025 - 08:22

Shqipëria tash e sa ditë është duke u përballur me zjarre të mëdha, të cilat kanë përfshirë disa zona.

Si pasojë e zjarreve një person ka humbur jetën, kurse disa të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, raporton Zeri.info.

Mbi gjendjen aktuale të zjarreve ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ka thënë se situata është përmirësuar.

“Edhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme, por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Evropën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve”, shkroi Rama në Facebook.

Kujtojmë, se autoritetet shqiptare kanë paralajmëruar se për shkak të erërave të forta e temperaturave të larta, rreziku i përhapjes së zjarreve mbetet ende i lartë. /Zëri