Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova

Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova

Aktuale August 14, 2025 - 08:07

Kthimi i bashkatdhetarëve nëpër vendet evropiane ku ata jetojnë e veprojnë ka bërë që të shkaktohen kolona e pritje të gjata nëpër pikat kufitare, shkruan Zeri.info.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në përditësimin e fundit që ka bërë në orën 07:14 shihet se pritje më të gjatë për të dalë nga Kosova është në pikën kufitare të Merdarit.

Atje qytetarët po presin 90 minuta, ose një orë e gjysmë.

Sipas këtyre përditësimeve, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Kosovës pritja më e madhe është nga 5 deri në 10 minuta.

KËTU mund të shikoni në kohë reale përditësimet e fundit rreth situatës nëpër pikat kufitare. /Zëri

Image