
Kujdes, edhe sot temperaturat deri në 35 gradë
Aktuale
August 14, 2025 - 07:54
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se edhe sot vendi ynë do të përballet me temperatura të larta.
Sipas IHMK-së, sot në vendin tonë do të mbajë kryesisht mot me diell, shkruan Zeri.info.
IHMK-ja po ashtu bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 e 17 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të arrijnë në 31 e 35 gradë Celsius. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:
